Paralajmërohet zvogëlim i afatit të pritjeve në provimet për patentë shoferë

19.11.2021

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI) përkatësisht Departamenti i Patentë Shoferit ka bërë paralajmërimin për zvogëlim të kohës së pritjes për nënshtrimin në provimin teorik dhe atë praktik të marrjes së patentë shoferit. Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike për lajmi.net, nga ky departament kanë thënë se po organizojnë provime edhe përgjatë ditëve […]

Paralajmërohet zvogëlim i afatit të pritjeve në provimet për patentë shoferë Foto: Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI) përkatësisht Departamenti i Patentë Shoferit ka bërë paralajmërimin për zvogëlim të kohës së pritjes për nënshtrimin në provimin teorik dhe atë praktik të marrjes së patentë shoferit.

Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike për lajmi.net, nga ky departament kanë thënë se po organizojnë provime edhe përgjatë ditëve të vikendit, derisa kanë bërë të ditur edhe arsyet e shkaktimit të vonesave.

Nga ky departament kanë thënë se pritjet janë si pasojë e pandemisë me COVID-19, gjë që gjatë testimit kanë qenë të obliguar të bëjnë kufizimin e numrit të kandidatëve që i nënshtrohen provimit në sallat e testimit.

Po ashtu, ata kanë thënë se vonesat kanë qenë edhe në mungesë të pyetësve nga pjesa praktike e provimit.

Gjithashtu, Departamenti i Patentë Shoferit ka shtuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për zvogëlimin e afatit të pritjeve, ku kanë dhe janë duke organizuar provime edhe ditën e shtunë.

“Pritjet janë si pasojë e pandemisë, që gjatë testimit kemi qenë të obliguar në kufizimin e numrit të kandidatëve që i nënshtrohen provimit në sallat e testimit, gjithashtu vlen të potencohet që vonesat kanë qenë edhe në mungesë të pyetësve nga pjesa praktike e provimit.

Si Departament i Patentë Shoferit kemi ndërmarrë masat per zvogëlimin e afatit të pritjeve, ku kemi dhe jemi  duke organizuar provime edhe ditën e shtunë”, thuhet në përgjigje.

Ata kanë theksuar se është shpresuar se do të rritet numri i pyetësve në mënyrë që të reduktohen pritjet.

“Sa i përket shtimit të numrit të pyetësve është kompetencë e Departamentit të Automjeteve, Ne si Departament kemi kërkuar që të fillohet trajnimi dhe Licencimi i Pyetësve të drejtimit dhe mendoj që shumë shpejt do të kemi edhe një numër të pyetësve të licencuar që do ishte e mirë se ardhur për zbutjen e pritjeve  të testimit të kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

Gjithashtu, ata kanë folur edhe për vendosjen e kamerave përgjatë provimeve praktike.

Sipas këtij departamenti kamerat në pjesën praktike janë vendosur për rritjen e transparencës dhe se këto e kanë një efekt pozitiv në testimin praktik.

“Kamerat në pjesën praktike janë të vendosur për rritjen e transparencës dhe këto e kanë një efekt pozitiv në testimin praktik”, është thënë në përgjigjen e MI-së.