Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura

25.12.2024

Moti i ftohtë dhe i vranët, i shoqëruar me reshje bore, vazhdon të përfshijë vendin. Megjithatë, sipas autoriteteve, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë të hapura për qarkullim.

Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar vazhdimisht për të siguruar që rrugët të jenë të pastruara nga bora dhe të jenë të kalueshme.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithë këto njoftime, shoferët inkurajohen të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit, duke përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe duke mbajtur distancë të sigurt nga automjetet e tjera.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More