Paqartësi në ekzekutimin e pagave për grevistët

  • 28.09.2022
Paqartësi në ekzekutimin e pagave për grevistët

Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit të pagave për grevistët. Drejtorët komunalë të Arsimit ka nisur t`i shqetësojë paralajmërimi i Qeverisë se grevistët nuk do t`i marrin pagat për aq kohë sa janë në grevë.

Ndaj këtyre paralajmërimeve ka reaguar Sindikata e Arsimit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mosekzekutimin e pagave e vlerësojnë si shkelje ligjore.

Tri ditë para se të bëhet ekzekutimi i pagave për sektorin publik, ka mbetur e paqartë nëse pagat do t’i marrin edhe grevistët. Pavarësisht përpjekjeve të RTK-së për të marrë një përgjigje,  zyrtarët qeveritarë nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje.


Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, thotë se ndalja e mundshme e pagave për punëtorët grevistë është e paligjshme.

 “Nëse nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor sepse afati I fundit është kjo datë, atëherë mund të ketë edhe padi nga secili punëmarrës nga institucionet për shkak të mosekzekutimit të pagave për ata që janë në grevë sepse është e padrejtë që të mos ekzekutohen pagat nga dikush që nuk u jep punë atyre”, tha Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Shqetësim të njëjtë me kryetarin Aliu ndajnë edhe drejtorët komunalë të arsimit në Drenas dhe Fushë Kosovës, të cilët më 10 shtator kanë përcjellë listën e pagave në Ministri të Financave, transmeton RTK.

“Shpresojmë se do të procedohen në mënyrë të rregullt, ashtu siç është e paraparë me ligj”, tha Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit në Drenas.

“Fatkeqësisht ne presim që të ketë penalizëm në paga nga qeveria për grevistët, derisa urojmë që kjo mos të ndodhë e të gjendet ndonjë marrëveshje sa më parë”, tha Samir Shahini, drejtor i Arsimit në Fushë Kosovë.

Por, drejtori Gjoka thotë se do të bëjë ç’është e mundur që të mos ketë penalizim për mësimdhënësit grevistë.

“Komuna do t’i përdorë të gjithë mundësitë ligjore dhe mjetet ligjore që janë në dispozicion, për t’i garantuar të drejtën e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që t’i marrin pagat në bazë të kontratës që e kanë”, tha Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit, Drenas.

Nënkryetari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, thotë se nëse Qeveria ndërmerr një veprim të tillë, do të bëjë vepër penale. Sipas tij, nëse Qeveria mendon se kjo është e paligjshme, atëherë duhet të ngre një procedurë tjetër ndaj punëdhënësit, duke shtuar se një veprim i tillë paraqet kërcenim ndaj grevistëve për ta përfunduar grevën.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë