Pandemia nuk e ndal diasporën, afro 800 milionë euro i dërguan sivjet në Kosovë

Pandemia nuk e ndal diasporën, afro 800 milionë euro i dërguan sivjet në Kosovë

Pavarësisht pandemisë dhe mosardhjes së një numri të mërgimtarëve në vendlindje, ndihma e tyre nuk ka munguar.

Në raportin e fundit të lëshuar nga Banka Qendrore të Kosovës, diaspora vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes edhe në këtë periudhë, pavarësisht krizës ekonomike që e ka kapluar tërë botën.

Sipas të dhënave të BQK-së në periudhën Janar-Tetor janë dërguar 90 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlera më e madhe e remitencave të dërguara gjatë këtij viti ishte muaji maj ku u dërguan 104 milionë euro, përderisa në majin e njëjtë të vitit paraprak, u dërguan 78.4 milionë euro.

Shtetet prej nga më së shumti janë dërguar remitencat prijnë shtetet gjermano folëse si Gjermani, Zvicër, Austri, të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Për një shtet të varfër si Kosova, ku papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, roli i prezencës dhe remitencave në Kosovë vazhdon të jetë kyç për mirëqenien dhe ekzistimin e plot familjeve. 

RAPORTO