Pandemia mbylli rreth 3000 biznese në Kosovë

Janë bërë afër dy vite që kur u shfaqën rastet e para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, si pasojë e kësaj pandemie Qeveria ishte detyruar që të ndërmerrë masa anti-COVID me qëllim të luftimit, kontrollit dhe parandalimin e këtij virusi.

03.01.2022 / Lajme

Pandemia mbylli rreth 3000 biznese në Kosovë
Foto: Ilustrim

Masat anti-COVID kanë prekur ekonominë familjare, bizneset e shumë gjëra të tjera që ende punohet për t’i rikuperuar dëmet ekonomike.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar që në vendin tonë të mbyllen edhe shumë biznese, si shkak i mosqarkullimit të këtyre ndërmarrjeve.


Në dy vitet e fundit, pandemia ndikoi që të mbyllen rreth 3000 biznese në Kosovë, ku vetëm në vitin 2021 u shuan 1,519 biznese.

Po ashtu, përpos faktorit të pandemisë që ndikuan në shuarjen e shumë bizneseve, sipas ekespertëve të ekonomisë, faktor tjetër që ka ndikuar është edhe ajo e mungesës së ofertës më të favorshme për të bërë biznes.

Bizneset që kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë janë me numrin më të madh të mbylljes, kështu duke u pasuar nga sektori i hotelerisë dhe akomodimit, si dhe industria përpunuese.

Gjithashtu, edhe bizneset në fushën e ndërtimit figurojnë në listën e bizneseve të falimentuara.

Në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë tregojnë për KosovaPress se gjatë vitit 2020 kanë falimentuar 1346 biznese, ndërkaq më 2021 janë shuar 1519 ose 173 më shumë se në vitin 2020.

“Arsyeja e shuarjeve është kryesisht shuarje vullnetare”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thekson se si rezultat i performancës së dobët ekonomike të bizneseve në vend, është rritur në vazhdimësi numri i kompanive të shuara.

Krasniqi shpreson se Qeveria e Kosovës do të miratojë një pako mbështetëse për bizneset si rrjedhojë edhe krizës energjetike në vend.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *