Pal Lekaj padit Hysen Durmishin për fyerje dhe shpifje

02.08.2021

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka dorëzuar padi ndaj zëvendës ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit, pasi e quajti Lekajn dhe stafin e tij “grup kriminal”. Postimi i plotë: “Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendës ministrit të MMPHI, H.Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua […]

Pal Lekaj padit Hysen Durmishin për fyerje dhe shpifje Foto: Ilustrim

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka dorëzuar padi ndaj zëvendës ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit, pasi e quajti Lekajn dhe stafin e tij “grup kriminal”.

Postimi i plotë:

“Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendës ministrit të MMPHI, H.Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një “grup kriminal”.

Janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi.

Bile me këto janë krekosur para popullit edhe si guximtar, duke u fshehur prapa imunitetit që ofron ligji kundër fyerjes dhe shpifjes për gjithë ato që fliten në Kuvend dhe në komisione parlamentare nga kushdoqoftë.

Duke e parë se mosreagimi im po e nxitë edhe më shumë shpifjen dhe fyerjen kundër meje, vendosa që t’i drejtohem gjykatës. Aty duhet të tregojnë fakte për vërtetësinë e deklaratave të tyre.

Tani e tutje, ose duhet ta rrudhin gojën ose do t’ju rrudhet xhepi. Zgjedhja është e tyre!” ka njoftuar Lekaj.