OVL-UÇK: Verifikimi i veteranëve nuk mund të bëhet ndryshe veç se nga komandantët

26.03.2022

Ushtruesi i detyrës së OVL-së të UÇK-së ka theksuar se temë diskutimi ka qenë procesi i verifikimit të veteranëve. Ai tha se kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër pernale. “Kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit […]

OVL-UÇK: Verifikimi i veteranëve nuk mund të bëhet ndryshe veç se nga komandantët Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së OVL-së të UÇK-së ka theksuar se temë diskutimi ka qenë procesi i verifikimit të veteranëve.

Ai tha se kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër pernale.

“Kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër penale. Si organizatë e veteranëve të luftës së UÇK-së, po harrohet se duke parë shifrat, para disa viteve kemi kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve duhet të hetohet nga prokuroria dhe për këtë është nisur proces gjyqësor, i cili ende po vazhdon”.

Po ashtu, Klinaku ka shtuar se verifikimi i veteranëve të luftës mund të bëhet me proces gjyqësor, në mënyrë që të shihet se ku është bërë shkelje ligjore.

Gjithashtu, ai ka thënë se edhe nëse fillon të krijohet tjetër komision qeveritar, sipas tij nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së.

“Verifikimi i veteranëve të luftës mund të bëhet me proces gjyqësor, që të shihet se ku është bërë shkelje ligjore, por edhe nëse fillon të krijohet tjetër komision qeveritar, nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së”.

“Ne si OVL UÇK, nuk kemi pasur të bëjmë asgjë me verifikim e as nuk kemi, por përfaqësojmë veteranët dhe e kemi obligim të përkujdesemi për mirëqenien e tyre”, shkroi ndër të tjera Klinaku.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More