OVL e UÇK-së: Mos i përdorni simbolet e luftës për interesa politike

23.06.2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përdorimit të simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestës disaditore që po mbahet në Tiranë, duke kërkuar që ato të mos shfrytëzohen për qëllime politike.

OVL e UÇK-së: Mos i përdorni simbolet e luftës për interesa politike Foto: Ilustrim

Përmes një reagimi publik të shpërndarë nga Hysni Gucati, OVL e UÇK-së ka shprehur shqetësimin për atë që e cilëson si përpjekje të vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të emrit dhe simboleve të UÇK-së.

Në reagim thuhet se është e papranueshme që individë apo grupe të caktuara të flasin në emër të UÇK-së, ndërsa sipas veteranëve, në të kaluarën kanë tentuar të minimizojnë ose deformojnë vlerat e luftës çlirimtare.

OVL e UÇK-së thekson se kauza e saj nuk duhet të shërbejë si mjet për agjenda politike, interesa personale apo partiake, duke rikujtuar se lufta çlirimtare përfaqëson sakrificën dhe përpjekjen për liri të popullit shqiptar.

Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që të ruajnë integritetin e aktivitetit dhe të mos lejojnë, siç thuhet në reagim, keqpërdorimin e emrit të veteranëve apo paraqitje të rreme në emër të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas OVL-së, UÇK-ja mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së lirisë së Kosovës dhe duhet të trajtohet me respekt e dinjitet, larg përfitimeve politike të momentit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More