OVL UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

10.09.2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas kërkesave të fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt, në rastin për pengim të drejtësisë.

OVL UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme Foto: Ilustrim

OVL UÇK ka shprehur shqetësim të thellë, duke e cilësuar ZPS-në si një prokurori që, sipas tyre, gjatë gjithë procesit ka mbajtur qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas OVL UÇK-së, kërkesat për dënime të rënda nuk janë befasi dhe vijnë nga një proces në të cilin, siç pretendojnë ata, janë përdorur edhe materiale të kontestueshme, përfshirë materiale të ardhura nga Serbia.

“Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë”, thuhet në reagim.

OVL UÇK ka kritikuar Prokurorinë e Specializuar edhe për atë që e konsideron mungesë reflektimi ndaj dobësive dhe kontradiktave të provave të paraqitura në proceset gjyqësore.

Në fund, OVL UÇK ka thënë se nuk pret “lajme të mira” nga ZPS-ja, por pret drejtësi nga gjykatësit, duke kërkuar që vendimi të bazohet në ligj dhe standardet e drejtësisë, e jo në atë që e quan “narrativë të Prokurorisë”.

“Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, thuhet në reagim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More