Sipas analizës së medias gjermane, protestat kundër qeverisë kanë vazhduar pavarësisht organizimit të koncertit, për të cilin u investuan miliona euro dhe që u promovua nga kryeministri Rama si një ngjarje me ndikim pozitiv për turizmin dhe ekonominë.
Gazeta shkruan se një pjesë e qytetarëve dhe artistëve shqiptarë kanë kritikuar shpenzimet për këtë organizim, duke kërkuar më shumë mbështetje për kulturën vendase dhe duke ngritur shqetësime për menaxhimin e fondeve publike.
“Süddeutsche Zeitung” përmend edhe protestat që nisën pas zhvillimeve në Lagunën e Nartës, të cilat më pas u zgjeruan në pakënaqësi më të gjera ndaj qeverisë. Në analizë përfshihen edhe hetimet për çështje të dyshuara të korrupsionit dhe debatet për ndërtimet në zona të mbrojtura natyrore.
Sipas medias gjermane, mbetet e paqartë nëse koncerti i Kanye West arriti qëllimin e synuar për të përmirësuar perceptimin publik ndaj kryeministrit shqiptar, ndërsa protestat vazhdojnë të jenë një sfidë politike për qeverinë e Tiranës.