OVL e UÇK-së: Me pagën minimale rriten edhe pensionet për veteranët

13.04.2022

Në rast se vendimi për rritjen e pagës minimale hyn në fuqi, atëherë edhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mund t’i marrin pensionet me rritje. Se edhe veteranët mund të marrin pensionin me rritje këtë e ka thënë sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku. Sekretari i Organizatës së Veteranëve të […]

OVL e UÇK-së: Me pagën minimale rriten edhe pensionet për veteranët Foto: Ilustrim

Në rast se vendimi për rritjen e pagës minimale hyn në fuqi, atëherë edhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mund t’i marrin pensionet me rritje.

Se edhe veteranët mund të marrin pensionin me rritje këtë e ka thënë sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Faton Klinaku ka thënë se ma automatizëm paga e një veterani do të jetë 250 euro neto në rast se vendimi hyn në fuqi.

Po ashtu, Klinaku ka sqaruar se si kjo do të bëhet, pasiqë sipas tij ligji i 2017’s për kategorizimin e pagave të veteranëve të luftës së UÇK-së nuk ka ndodhur kurrë.

“Më 2017 ka qenë një ligj për kategorizimin e pagave të veteranëve varësisht kohëzgjatjes dhe pjesëmarrjes së një veterani në luftë, por ai ligj asokohe është kundërshtuar nga VV, AAK dhe NISMA’, ka thënë ai.

E, ky ligj sipas tij asokohe është kundërshtuar nga këto tri subjekte politike me arsyetimin e po “bëhet ndarje e pagave të veteranëve”.

“Ai ligj është votuar nga PDK LDK dhe të tjerët, por ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese e ku gjykata pati kundërshtuar një nën dhe një nen tjetër jo… dhe si i tillë kurrë nuk është zbatuar”.Kësisoj Klinaku ka thënë se prej 2017 nuk ka ndodhur kategorizimi i pagave për veteranët e që tash kjo mund do të bëhet përmes pagës minimale që Qeveria po tenton ta bëjë së paku 250 euro neto”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

“Në momentin që paga të jetë 250 euro atëherë edhe veteranëve do t`u rritet paga meqë nuk ka ndodhur me ligjin për të cilin fola pra kategorizimi i pagave për veteranët’, ka thënë ai.Por i pyetur nga gazetarët në konferencën që ka pasur pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave Hekruan Murati nuk e ka sqaruar saktësisht nëse do të rriten pensionet e veteranëve të UÇK-së

“Pagesa për veteranët ka qenë e shkëputur qysh më 2017. Është projektligji që e ka plotësu dhe ndryshu ligjin bazik, i cili fshin nenin 18, që parasheh ndërlidhjen e pensionit të veteranit me pagën minimale. Është evitu çfarëdo pasigurie juridike për pensionet e veteranëve, qoftë për pagesat tjera të kategorive sociale. Kemi dashur të sigurojmë një bazë të qëndrueshme juridike, që të mos kemi pastaj të mos kemi telashe në procese gjyqësore”, tha sekretari i OVL-së së UÇK-së.