OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës nga pozita e kryeparlamentarit

28.08.2025

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ku ai u zgjodh vetëm disa ditë më parë nga deputetët.

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës nga pozita e kryeparlamentarit Foto: Ilustrim

Këtë kërkesë e bëri të ditur kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media, ku tha se Bashës duhet t’i hiqet mandati dhe të nisin hetimet nga Prokuroria e Kosovës.

Sipas Gucatit, arsyet kryesore të kësaj kërkese lidhen me pjesëmarrjen e Bashës në “luftën speciale propagandistike kundër UÇK-së”, si dhe me lidhjet e tij me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, që sipas tij kanë ndikuar negativisht në zhvillimin dhe integritetin e vendit.

“OVL e UÇK-së kërkon përgjegjësi të plotë për veprimet e menjëhershme nga autoritetet për mbrojtjen e vërtetë dhe nderin e luftës së UÇK-së”, deklaroi Gucati.

Ai paralajmëroi se në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh, organizatat e dala nga lufta do të detyrohen të ndërmarrin veprime të tjera.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More