OVL e UÇK-së i kërkon Presidentes takim lidhur me Ligjin për pagën minimale

18.07.2023

Veteranët e UÇK-së i kanë kërkuar një takim presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Kjo kërkesë është bërë e ditur nga kryetari OVL-së, Faton Klinaku. Siç tha ai, kjo për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale. Klinaku tha se kërkesa i ka shkuar në zyre të Presidentës së vendit, Vjosa […]

OVL e UÇK-së i kërkon Presidentes takim lidhur me Ligjin për pagën minimale Foto: Ilustrim

Veteranët e UÇK-së i kanë kërkuar një takim presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Kjo kërkesë është bërë e ditur nga kryetari OVL-së, Faton Klinaku.

Siç tha ai, kjo për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

Klinaku tha se kërkesa i ka shkuar në zyre të Presidentës së vendit, Vjosa Osmanit.

Rikujtojmë se të shtunën në Prishtinë u organizua një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.

Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast e ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre.