Komuna e Suharekës përkujtoi sot dëshmorët Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari
Komuna e Suharekës njoftoi se sot, më 2 maj 2025, u shënua 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Fetah Gega nga fshati Studençan dhe Xhavit Bajraktari nga fshati Samadrexhë.
Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari ishin dy luftëtarë të palëkundur të lirisë, bij të kësaj toke, të cilët me guximin dhe sakrificën e tyre sublime dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Ata u rreshtuan me vendosmëri në vijat e para të frontit, duke mbrojtur me çdo kusht idealet e lirisë dhe pavarësisë, duke u shndërruar kështu në simbole të qëndresës dhe vetëmohimit për gjeneratat.
Rënia e tyre heroike në këtë ditë, më 2 maj 1999, në kulmin e luftës çlirimtare, la pas një dhimbje të thellë për familjet e tyre dhe gjithë bashkëluftëtarët, por vepra e tyre madhore shërbeu si frymëzim për brezat e ardhshëm që të ndjekin rrugën e lirisë dhe të mos harrojnë kurrë sakrificën e tyre. Akti i tyre i vetëflijimit do të mbetet përjetësisht i gdhendur në kujtesën e popullit të Kosovës.
Në këtë ditë të veçantë kujtimi, Komuna e Suharekës nderon me respektin më të thellë jetën dhe veprën e dëshmorëve Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari, si dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë të kombit që dhanë jetën e tyre të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës