Kurti: Kërkesa e Prokurorisë në Hagë synon shtrembërimin e luftës çlirimtare të UÇK-së

09.02.2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënime të rënda ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti: Kërkesa e Prokurorisë në Hagë synon shtrembërimin e luftës çlirimtare të UÇK-së Foto: Ilustrim

Kurti theksoi se thelbi moral dhe historik i luftës çlirimtare të Kosovës lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën dhe dinjitetin e popullit shqiptar, duke rikujtuar se UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare.

Sipas tij, lufta e UÇK-së u zhvillua në rrethana të okupimit të egër, kur dhuna sistematike po shndërrohej në gjenocid shtetëror, dhe çdo përpjekje për të shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën. Kurti nënvizoi se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë plan për shfarosjen e asnjë populli tjetër apo të civilëve.Ai e cilësoi kërkesën e Prokurorisë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga të akuzuarit si të pambështetur në standarde të pranuara ndërkombëtare dhe si një përpjekje për ta trajtuar luftën e Kosovës në një “vakuum juridik”, të shkëputur nga realiteti i një lufte çlirimtare.Në përfundim, Kurti theksoi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste, duke shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri, si dhe parimet themelore të drejtësisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More