Osmani në Vrellë të Istogut: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”

20.06.2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në inaugurimin e memorialit në Vrellë të Istogut, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të këtij qyteti.

Në fjalën e saj, Presidentja theksoi rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për lirinë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Presidentja Osmani shkroi: “Në Ditën e Çlirimit të Istogut përkulem me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot.”

Ajo theksoi se memoriali i ri në Vrellë të Istogut nuk është vetëm një vend kujtese, por edhe një themel i rëndësishëm i shtetit të Kosovës dhe një simbol i sakrificës së pashlyeshme. “Ky memorial është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë,” tha Presidentja Osmani.