Oda e Hotelierisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra

04.11.2021

Sogojeva për EkonomiaOnline ka theksuar se ultimatumi i fundit për Qeverinë që të reflektojë ndaj kërkesave për lirim të masave është deri të premten dhe se nuk do të presin pafund, përndryshe nuk përjashtohen edhe protestat e ashpra. “Na nuk do të presim pafund, normalisht do të presim deri nga e premtja eventualisht vikendin. Ne […]

Oda e Hotelierisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra Foto: Ilustrim

Sogojeva për EkonomiaOnline ka theksuar se ultimatumi i fundit për Qeverinë që të reflektojë ndaj kërkesave për lirim të masave është deri të premten dhe se nuk do të presin pafund, përndryshe nuk përjashtohen edhe protestat e ashpra.

“Na nuk do të presim pafund, normalisht do të presim deri nga e premtja eventualisht vikendin. Ne kemi organet e odës dhe nuk përjashtojmë edhe protesta më të ashpra apo edhe forma tjera”, ka deklaruar ai.

Tutje Sogojeva thotë se që të mos vinë deri te protestat kanë zhvilluar edhe takim me ministrat përkatës, por që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

“Për mos me ardh deri tek protestat ju kemi drejtuar kryeministrisë dhe ministrave që me gjet një rrugë të përbashkët me komunikim dhe bashkëpunim. Takimi ka qenë shumë konsultiv ku jemi dakorduar që të realizohen kërkesat tona”, tha ai.

Madje sipas tij, nuk kërkojnë që të bëjnë hapa që mund të bien ndesh me masat, por që tashmë nuk ka arsye që të jenë prezentë kufizimet.

“Ne si Odë nuk duam të bëjmë hapa që bien në kundërshtim me masat, por kemi kërkuar gjithmonë bashkëpunim. Por tash kur kemi lirim të masave dhe rajoni është hapur nuk ka më arsye që të ekzistojë ora policore, zgjatja e orarit, dhe hapja e ahengjeve me kusht që të kontrollohen dhe pa qenë të vaksinuar”, ka thënë ai.

Sogojeva tha se çdo hapje apo lirim masash ka zhvilluar edhe bizneset, duke kërkuar që të të punohet në rimëkëmbjen ekonomike pa të cilën shumë biznese nuk mund të mbijetojnë.