Oda e Hotelierisë mirëpret lirimin e masave anti-COVID: Shteti i subvencionojë bizneset që punuan gjatë pandemisë
Sipas kryetarit të OHT-së, Hysen Sogojeva, vendimi për lirim të masave kundër COVID-19 është i duhur, por sipas tij kuzhtëzimi që ky sektor të punojë me kapacitet prej 50% është i panevojshëm. Ndërkaq, kryetari i Odës së Hotelieriesë dhe Turizmit lirimin e tërësishëm të masave anti-COVID e pret pas dy javësh. “Të drejtën me thënë […]
Sipas kryetarit të OHT-së, Hysen Sogojeva, vendimi për lirim të masave kundër COVID-19 është i duhur, por sipas tij kuzhtëzimi që ky sektor të punojë me kapacitet prej 50% është i panevojshëm.
Ndërkaq, kryetari i Odës së Hotelieriesë dhe Turizmit lirimin e tërësishëm të masave anti-COVID e pret pas dy javësh.
“Të drejtën me thënë është një lajm i mirë në përgjithësi, e sidomos për sektorin e Hotelerisë dhe Turizmit, për arsye siç e dini që kanë qenë me të atakuara gjatë gjithë kohës që nga shfaqje pandemisë, mirëpo është një lajm i mirë për neve sepse këto gati po përputhen me kërkesat që i ka kërkuar Oda në vazhdimësi. Ndoshta si sugjerim dhe mendojmë që pas dy javësh mund të ndërrohen, që ky 50 përqindshi që kërkohet në hapësirat e mbyllura të mos jetë, pra nuk ka nevojë për arsye se ne jemi gjithmonë jemi deklaruar që edhe kemi apeluar që në hapësira r mbyllura mos të hyjnë njerëz të pavaksinuar”, tha Sogojeva për EkonomiaOnline.
Për sa i përket dëmeve që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe, Sogojeva pohon se ato kanë qenë mjaft të mëdha.
Ndërsa për subvencionimin nga shtetit, ai thotë se ka qenë i vogël, derisa thotë se ndihmat kanë qenë të njëjta si për bizneset që kanë punuar gjatë pandemisë dhe ato që kanë qenë të mbyllura tërë kohën.
“Vetë fakti se është një industri në vete dhe buron me një numër të madh të punëtorëve, rreth 27 mijë punëtorëve që janë në këtë sektor. Shumica e bizneseve kanë qenë në prag të falimentimit dhe gjatë marrjes së masave që janë marrë, ka pasur raste që janë dëmtuar më së shumti punëtorët sepse nuk kanë mundur t’i përballojnë trendëve që janë zhvilluar gjatë kohës. Zvogëlimi i punëtorëve, e dëmton automatikisht biznesit”, tha Sogojeva.
“Subvencionimi, ndihmat e Ligji i Rimëkëmbjes nuk është zbatuar e as tash nuk po zbatohet. Ndihmat nuk kanë qenë aty ku duhet. Ka ndarë ndihma për të gjitha bizneset, punoi e nuk punoi ka marrë një lloj ndihme. Ndoshta ai biznes më së shumti ka gjatë pandemisë ka pasur punë ka marrë ndihmë sikur ai që nuk ka punuar fare e ka qenë i mbyllur, si marketet e barnatoret”, tha Sogojeva.