Nuk ndryshojnë masat kundër COVID-19 për gastronominë
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje, ku edhe është marrë vendim për miratimin e masave të reja kundër COVID-19. Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Sipas masave të reja anti-COVID që ka publikuar Qeveria, është bërë e ditur […]
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje, ku edhe është marrë vendim për miratimin e masave të reja kundër COVID-19.
Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Sipas masave të reja anti-COVID që ka publikuar Qeveria, është bërë e ditur se shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në ora 21:30.
Po ashtu, sipas këtij vendimit thuhet se muzika lejohet vetëm deri në ora 21:00.
“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendimin e marrë dje nga Qeveria e Kosovës.
“Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
38.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
38.2 Ndërsa paguan porosinë;
38.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
38.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
- Në rastet nga pika 38.1 deri 38.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën
dhe gojën. - Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën
21:30. - Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
- Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të
ndryshme të jetë së paku një (1) metër. - Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë
së paku një (1) metërshe. - Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
- Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me
leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).”, thuhet në dokument.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha masat e reja anti-COVID:
Masat-kunder-COVID-19_11092021