Nuk do të dënoheni edhe nëse ju ka skaduar patenti apo regjistrimi i automjeteve

16.03.2020

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu përmes një shkrimi ka njoftuar se ka njoftuar Policinë e Trafikut Rrugor që të ketë mirëkuptim për të gjitha rastet për patentë dhe regjistrim të makinës të skaduar. Ky vendim i ministrit Veliu vjen pas vendimit për pezullimin e shërbimeve të Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve. […]

Nuk do të dënoheni edhe nëse ju ka skaduar patenti apo regjistrimi i automjeteve Foto: Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu përmes një shkrimi ka njoftuar se ka njoftuar Policinë e Trafikut Rrugor që të ketë mirëkuptim për të gjitha rastet për patentë dhe regjistrim të makinës të skaduar.

Ky vendim i ministrit Veliu vjen pas vendimit për pezullimin e shërbimeve të Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve.

“Pas vendimit për pezullimin e shërbimeve të Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve, sot kam njoftuar Policinë e Trafikut Rrugor që të ketë mirëkuptim, për të gjitha rastet për patentë shofer të skaduar, si dhe automjeteve që iu ka skaduar regjistrimi, sepse bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës 01/09 dhe 01/10, pika 9 reduktohen veprimet esenciale dhe stafi esencial për çdo institucion publik përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë.

Prandaj lirimi i tyre nga përgjegjësia pezullohet deri në një vendim tjetër” ka njoftuar Veliu.