Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania, marrëveshja pritet të nënshkruhet në vjeshtë

12.08.2021

Njëra ndër sfidat më kryesore për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit është edhe njohja ndërkombëtare e patentë-shoferëve. Në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk njihen patentë-shoferët të lëshuar në Kosovë. Si rezultat i kësaj shumë bashkëatdhetarë obligohen që të rimarrin një leje të re për vozitje në shtetin që jeton. Gjatë ditës […]

Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania, marrëveshja pritet të nënshkruhet në vjeshtë Foto: Ilustrim

Njëra ndër sfidat më kryesore për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit është edhe njohja ndërkombëtare e patentë-shoferëve.

Në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk njihen patentë-shoferët të lëshuar në Kosovë.

Si rezultat i kësaj shumë bashkëatdhetarë obligohen që të rimarrin një leje të re për vozitje në shtetin që jeton.

Gjatë ditës së sotme është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me njohjen e patentë-shoferëve në shtetin e Gjermanisë.

Ministri Sveçla ka theksuar se në sezonin vjeshtor pritet të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë.

Po ashtu, ai ka shtuar se janë në negociata edhe me Italinë dhe Turqinë për njohjen e patentë-shoferëve.

“MPB ka shtyrë përpara negocimin dhe finalizimin e marrëveshjeve me tri shtete shumë më rëndësi për mërgatën tonë, me Republikën Federale të Gjermanisë, me Republikën e Italisë dhe me Republikën e Turqisë.

Me këtë rasat dua të theksojë me Gjermaninë të dy palët jemi dakorduar me draftin e marrëveshjes dhe MPB i ka përcjellë përmes kanaleve diplomatike marrëveshjen e cila pritet të nënshkruhet nga pala gjermane në sezonin vjeshtor”, tha ai.

Kujtojmë se edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kishte mbajtur takim me homologun gjerman, Heiko Maas, ku ishte diskutuar edhe kjo temë e njohjes së patentë-shoferëve.

Gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila u tha se është afër përmbylljes.