Një qytetar gjen portofolin me 245 euro, e dorëzon në polici

20.10.2021

Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura. Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte […]

Një qytetar gjen portofolin me 245 euro, e dorëzon në polici Foto: Ilustrim

Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.

Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri.