Nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës, synim largimi i kriterit prej 15 vitesh përvojë pune para luftës

31.05.2022

Nga AAK-ja e kanë konsideruar si padrejtësi për pensionistët mosnjohjen e stazhit të punës. Përmes një konferencë për media, deputeti nga radhët e këtij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj ka thënë se me këtë nismë ligjore largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët kontributdhënës t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Po ashtu, ai ka […]

Nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës, synim largimi i kriterit prej 15 vitesh përvojë pune para luftës Foto: Ilustrim

Nga AAK-ja e kanë konsideruar si padrejtësi për pensionistët mosnjohjen e stazhit të punës.

Përmes një konferencë për media, deputeti nga radhët e këtij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj ka thënë se me këtë nismë ligjore largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët kontributdhënës t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se me këtë nismë legjislative, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financiara nga shteti.

Dreshaj ka shtuar se ky kriter është diskriminues, pasi që ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish-sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune.

“Jemi këtu sot për të ju njoftuar në lidhje me nismën ligjore që kemi marre si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tera i është bërë pensionistëve kontributdhënës. Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para luftës, si kusht që pensionisteve t’u njihen kontributet pensionale.

Me këtë nismën legjislative që e kemi ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Konkretisht, largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish-sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune”, ka thënë deputeti Dreshaj.

“Dua të ju rikujtoj se kjo iniciativë nuk është e re pasi që edhe para kësaj legjislature ishte inicuar nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, por fatkeqësisht për shkak të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kjo nisme mbeti pa u përfunduar.

Me iniciativë të AAK-së ka pasur debate të shumta lidhur me këtë çështje. Mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës qe i është bërë pensionistëve, andaj është koha që këtë nismë legjislative ta përkrahin te gjithë, pavarësisht pozicionit”, ka thënë Dreshaj.