Nis zbatimi i sistemit të ri i hyrjeve dhe daljeve në kufijtë e BE-së

12.10.2025

Sot nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Nis zbatimi i sistemit të ri i hyrjeve dhe daljeve në kufijtë e BE-së Foto: Ilustrim

Kështu u bë e të ditur ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në një njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhej se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhej në njoftim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More