Konjufca priti Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

23.02.2026

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Gjatë këtij takimi, Konjufca e informoi Sørensen se procesi i dialogut tani do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Konjufca priti Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Foto: Ilustrim

Ata diskutuan rreth momentit aktual të dialogut, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet që do të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm. Konjufca theksoi angazhimin e Kosovës për të parë dialogun si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë dhe për përparimin e të dyja shteteve në rrugën e integrimit evropian.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More