BE-ja ndan 61.8 milionë euro për Kosovën, nis zbatimi i Planit për Rritje Ekonomike

16.04.2026

Ky parafinancim përbën 7% të shumës totale prej 882.6 milionë euro që janë në dispozicion të Kosovës deri në vitin 2027, përmes granteve dhe kredive të favorshme. Nga kjo shumë, 28.74 milionë euro janë transferuar direkt në buxhetin e shtetit si kredi, ndërsa pjesa tjetër do të kanalizohet përmes projekteve të infrastrukturës. Mjetet synojnë mbështetjen […]

Ky parafinancim përbën 7% të shumës totale prej 882.6 milionë euro që janë në dispozicion të Kosovës deri në vitin 2027, përmes granteve dhe kredive të favorshme. Nga kjo shumë, 28.74 milionë euro janë transferuar direkt në buxhetin e shtetit si kredi, ndërsa pjesa tjetër do të kanalizohet përmes projekteve të infrastrukturës.

Mjetet synojnë mbështetjen e Agjendës së Reformave, e cila përfshin 111 hapa në fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova është e përkushtuar për përshpejtimin e reformave dhe për përmbushjen e obligimeve të marra, pavarësisht vonesave fillestare.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, theksoi se ky plan do të ndihmojë në afrimin e Kosovës me tregun e përbashkët evropian dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

Pagesat do të bëhen në mënyrë progresive, në varësi të realizimit të reformave të dakorduara, ndërsa afati i parë për përmbushjen e 13 hapave me vlerë 90.8 milionë euro është deri më 30 qershor 2026.