Sinjale të forta nga Mynihu: Gjermania kërkon strategji të re për zgjerimin e BE-së dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor

14.02.2026

Publicisti dhe analisti politik Enver Robelli ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook ndaj mesazheve të forta politike të dërguara nga Friedrich Merz gjatë Konferenca e Sigurisë në München, duke vënë theksin te nevoja urgjente që këto sinjale të dëgjohen edhe në Kosovë, veçanërisht nga qeveria e sapozgjedhur.

Sinjale të forta nga Mynihu: Gjermania kërkon strategji të re për zgjerimin e BE-së dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor Foto: Ilustrim

Në konferencë, presidenti i Malit të Zi i parashtroi një pyetje të drejtpërdrejtë kancelarit gjerman lidhur me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të pranuar dhjetë shtete aspirante.

Merz u përgjigj se Gjermania dhe Ursula von der Leyen janë plotësisht dakord për zgjerimin e BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e kontinentit evropian dhe potencialisht anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Ai shprehu shqetësim për qasjen aktuale të BE-së dhe bëri thirrje për një strategji të re që do t’i afrojë këto vende me unionin, pavarësisht pengesave që sjell kërkesa për konsensus unanim në Këshillin Evropian.Robelli vlerëson se këto deklarata janë një mundësi e rrallë politike për Kosovën, por paralajmëron se pa krijimin e një ekipi shtetëror dinamik, me përvojë dhe gatishmëri për reforma të thella, vendi rrezikon të mbetet në vendnumërim.

Sipas tij, raportet me Gjermaninë janë thelbësore, duke qenë se Berlini po merr rol gjithnjë e më të madh edhe në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe në NATO, me rritje të ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes dhe përgjegjësive komanduese.

Në fund, Robelli thekson se përballë zhvillimeve dramatike në botën perëndimore, edhe në Kosovë duhet të marrë fund epoka e “fjalimeve të mëdha dhe punëve të vogla”, duke kërkuar seriozitet, angazhim të mençur dhe lobim strategjik në politikën e jashtme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More