Nis dialogu trepalësh Kosovë-Serbi në Bruksel
Një raund i ri dialogu në nivel kryenegociatorësh po zhvillohet sot në Bruksel.
Ka nisur takimi trepalësh mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar i pari i këtij viti dhe takimi i parë për emisarin e ri evropian për dialog, Peter Sorensen.
Takimi i sotëm është vazhdimësi e bisedimeve të planifikuara javën e kaluar, të cilat u anuluan për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.
Deri më tani, nuk ka detaje rreth pikave konkrete të diskutimit. Megjithatë, për zyrtarët evropianë, thjesht fakti që takimi i përbashkët u realizua, konsiderohet si një sukses.
Mbetet për t’u parë se çfarë rezultatesh do të sjellë ky raund i dialogut dhe nëse do të shënojë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.