Ngritja e çmimeve, Qeveria synon që deri në gusht të hartojë ligjin për çmimet në produktet bazë

20.07.2022

Këto rritje të çmimeve kanë ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta nga ana e qytetarëve duke kërkuar nga ekzekutivi që të bëhet një zgjidhje, pasi që është duke shkuar vazhdimisht duke u rënduar xhepi i konsumatorit. Ndërsa, Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit […]

Këto rritje të çmimeve kanë ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta nga ana e qytetarëve duke kërkuar nga ekzekutivi që të bëhet një zgjidhje, pasi që është duke shkuar vazhdimisht duke u rënduar xhepi i konsumatorit.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot.

Ai tha se po bëjnë përditësim të agjendës legjislative që të hartojnë rregulla që mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë.

“Po bëjmë përditësimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për vendosjen e çmimit tavan si dhe marzhës maksimale të fitimit nga shitja e derivateve të naftës, benzinës dhe gazit, gjë që nga dita në ditë ka rënie të çmimit të këtyre derivateve.