Nga mesi javës së ardhshme, më freskët, shtrëngata me reshje të dendura shiu

Ditët e para të javës me mot të nxehtë dhe me diell. Nga e mërkura, më freskët, shtrëngata me reshje të dendura shiu, mundësi edhe për breshër.

Fusha të presionit të lartë që kanë depërtuar mbi rajon dhe masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, favorizojnë mot të qëndrueshëm, të nxehtë dhe kryesisht me diell, në ditët e para të javës.
Ditën e mërkurë një ciklon nga Atlantiku do të përfshij rajonin tonë, që do të sjell përkeqësim të motit. Priten zhvillime të shtrëngatave me shi, vende-vende me reshje intenzive dhe mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Ky ciklon do të mbetet mbi rajon edhe në pjesën e dytë të javës, e kohëpaskohe sjell zhvillime të rrebesheve të shiut me mundësi edhe për bubullima.

Indeksi i rrezeve UV do të mbetet në vlera shumë të larta, kështuqë orëve të mesditës preferohet t’i largohemi qëndrimit më të gjatë në diell.

3.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.
4.08 – Nxehtë, kryesisht me diell paradite. Pasdite vransirat do të shtohen, në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
5.08 – Më freskët, kryesisht me vransira. Nga orët e paradites priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
6.08 – Freskët, kryesisht vranët, kohëpaskohe me zhvillime të rrebesheve me bubullima.
7.08 – Freskët, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 17C. Nga dita e mërkurë maksimalet zbresin edhe nën vlera mesatare, duke u luhatur nga 22C deri në 25C.
Ditëve të para të javës era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-9m/s, e nga dita e mërkurë nga verilindja 5-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë rënie nën vlera normale, nga dita e enjte në rritje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.