Nesër shënohet dyvjetori i rënies heroike të Afrim Bunjakut, MPB-ja organizon aktivitete përkujtimore

23.09.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2025, do të organizohen aktivitete për shënimin e dyvjetorit të rënies heroike të Heroit Afrim Bunjaku.

Nesër shënohet dyvjetori i rënies heroike të Afrim Bunjakut, MPB-ja organizon aktivitete përkujtimore Foto: Ilustrim

Këto aktivitete zhvillohen nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Homazhet te varri i heroit

Ceremonia do të nisë në ora 10:30 me homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë së bashku me kabinetin qeveritar, Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë homazheve do të bëhet edhe vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e institucioneve.

Akademia Përkujtimore në Prishtinë

Nga ora 15:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së heroit. Ky aktivitet përmbyll ditën përkujtimore, duke vënë theksin në nderimin e sakrificës dhe kontributit të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha mediat janë të ftuara për ta përcjellë këtë ngjarje përkujtimore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More