Nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit

26.10.2021

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, ku 12 mijë e 960 fletëvotime janë me kusht dhe 2 mijë e 522 […]

Nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, ku 12 mijë e 960 fletëvotime janë me kusht dhe 2 mijë e 522 fletëvotime janë të personave me nevoja të veçanta.

“Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile,” ka thënë zëdhënësi i KQZ-së.

Gjithashtu, Elezi në këtë konferencë për media ka thënë se nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurë do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën të dielën e 17 tetorit.

“Numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Natyrisht se kjo është e ndërlidhur me ecurinë e punëve këtu në QNR, prandaj nëse gjithçka përmbyllet sipas planit, atëherë KQZ-ja do të mundet që gjatë ditës së mërkurë 27 tetor, të shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave,” tha Elezi në konferencën për media.

Etiketat

Ofertat e fundit