Nepotizmi e mosshkollimi i duhur, disa nga sfidat e të rinjve për punësim

26.04.2022

Në këtë konferencë u publikua edhe raporti mbi sfidat e punësimit të të rinjve në Kosovë. Po ashtu gjatë kësaj konference u thanë edhe disa nga faktorët e mospunësimit të të rinjve, ku sipas tyre disa prej faktorëve janë nepotizmi, mosshkollimi i duhur me kërkesat në tregun e punës e shumë të tjera. Drejtoresha ekzekutive […]

Nepotizmi e mosshkollimi i duhur, disa nga sfidat e të rinjve për punësim Foto: Ilustrim

Në këtë konferencë u publikua edhe raporti mbi sfidat e punësimit të të rinjve në Kosovë.

Po ashtu gjatë kësaj konference u thanë edhe disa nga faktorët e mospunësimit të të rinjve, ku sipas tyre disa prej faktorëve janë nepotizmi, mosshkollimi i duhur me kërkesat në tregun e punës e shumë të tjera.

Drejtoresha ekzekutive e Instituti D4D, Rrezarta Krasniqi ka folur lidhur me faktorin që ndikon më së shumti në punësim.

Ajo ka thënë se nga të dhënat që i kanë marrë nga marsi i këtij viti, faktori që ndikon më së shumti në punësim janë lidhjet familjare me 75 për qind (%).

Gjithashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se kanë anketuar qytetarët, ku ka shtuar se gjysma e qytetarëve që janë anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Nga të dhënat që i kemi marr nga marsi 2022 ndër faktorët që ndikojnë më së larti janë lidhjet familjare 75%, 65% përkatësia etnike. Gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes eknomike si pasojë e pandemisë, e 12.5% kanë pasur përkeqësim të dukshëm”, tha ajo.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More