MASHTI i interesuar për mësimin me sistemin dual, në komunë të bashkëpunojë me bizneset për punësimin e të rinjve

06.10.2021

Ministrja Nagavci me këtë rast theksoi se, Ministria e Arsimit është e interesuar të fillojë me sistemin dual të mësimit, me synimin që në secilën komunë të bashkëpunojë me bizneset që kanë mundësi punësimi për të rinjtë, duke u kujdesur për sigurinë në punë dhe çështjet që ndërlidhen me punën që e bëjnë nxënësit nën […]

MASHTI i interesuar për mësimin me sistemin dual, në komunë të bashkëpunojë me bizneset për punësimin e të rinjve Foto: Ilustrim

Ministrja Nagavci me këtë rast theksoi se, Ministria e Arsimit është e interesuar të fillojë me sistemin dual të mësimit, me synimin që në secilën komunë të bashkëpunojë me bizneset që kanë mundësi punësimi për të rinjtë, duke u kujdesur për sigurinë në punë dhe çështjet që ndërlidhen me punën që e bëjnë nxënësit nën moshën 18 vjet.

Ndërsa, kryetari i Fondacionit Besa, Anton Krasniqi tha se interesi i rrjetit të bizneseve në diasporë është që të mbështesë Qeverinë të instalojë sistemin dual bavarez në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Krasniqi vlerësoi se, sistemi dual është fundamenti i suksesit të ekonomisë, duke qenë se është edhe fitimprurës.

Krasniqi po ashtu tha se, për Kosovën është bazike instalimi i sistemit dual dhe ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për ti ofruar të rinjve perspektivë për të qëndruar në Kosovë.

Ministrja Nagavci në fund falënderoi Fondacionin Besa për gatishmërinë e shprehur për të mbështetur zbatimin e arsimit dual në Kosovë.

Po ashtu, shprehi gatishmërinë e saj për identifikimin e pikave të bashkëpunimit në këtë drejtim.