Ministrja Nagavci: Ekziston një hendek i madh për punësimin e të rinjve pas shkollimit

30.09.2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Arbërie Nagavci tha se akoma ekziston një hendek i madh në punësim e të rinjve pas shkollimit. “Akoma ekziston një hendek i madh nëpër shkolla dhe rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet akoma për tu dëshiruar”. “Këta të rinjtë nuk kanë marrë një përgjigje […]

Ministrja Nagavci: Ekziston një hendek i madh për punësimin e të rinjve pas shkollimit Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Arbërie Nagavci tha se akoma ekziston një hendek i madh në punësim e të rinjve pas shkollimit.

“Akoma ekziston një hendek i madh nëpër shkolla dhe rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet akoma për tu dëshiruar”.

“Këta të rinjtë nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre dhe që kanë munguar shpeshherë”.

“Me këto informata aftësimi profesional nëpër shkolla të jetë me produktiv. Përkushtimi jonë është që të japim të dhëna empirike dhe të përditësojmë kurrikulat”, tha Nagavci, raporton EkonomiaOnline.

Drejtorit i Institutit EdGUARD, Rinor Qehaja, tha këto studime paraqesin të dhëna që do tu shërbejnë institucioneve në të ardhmen.

“Studimet gjurmuese paraqesin një situatë jetike, dhe që në të ardhmen do shërbej për institucionet tona për programe të shkollave”, tha Qehaja.