Ikja masive nga vendi, Qeveria Kurti thotë se do t’i punësojnë 1000 të rinj

09.02.2022

Papunësia, gjendja e rëndë ekonomike në familje e shumë gjëra tjera kanë bërë që qytetarët e Kosovës ta lënë atdheun e tyre për t’u larguar drejt shteteve të tjera të botës për një jetë më të mirë. Pasi që numri i të rinjve që po largohen nga vendi për punë e jetesë më të mirë […]

Ikja masive nga vendi, Qeveria Kurti thotë se do t’i punësojnë 1000 të rinj

Papunësia, gjendja e rëndë ekonomike në familje e shumë gjëra tjera kanë bërë që qytetarët e Kosovës ta lënë atdheun e tyre për t’u larguar drejt shteteve të tjera të botës për një jetë më të mirë.

Pasi që numri i të rinjve që po largohen nga vendi për punë e jetesë më të mirë është shtuar dukshëm, një zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka theksuar se do të punësojnë 1000 të rinj përmes granteve.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji ka thënë se kanë synim punësimin e rreth 1000 të rinjve përmes dhënies së granteve.

Veliji ka shtuar se me këto grante duan që të parandalojnë ikjen e të rinjve nga Kosova.

Për këtë, Veliji ka thënë se janë në prag të nxjerrjes së një udhëzimi administrativ për aplikim për grante.

“Sivjet ne i kemi ndarë në tri thirrje. Start Up do të jetë deri në 8000 euro thirrja për një të ri për me hapë një biznes dhe për të mos e lëshuar. Për shkak të kësaj ikje ne menjëherë jemi angazhuar si ministri që të ndërpresim këtë.

Për këtë vit do të ndajmë 1.5 milion për ndarjen e granteve. Për këtë vit synojmë punësimin e deri 1000 veta të rinj”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Veliji ka thënë se e gjithë kjo do të bëhet me monitorim dhe do të bëhet verifikimi përmes ATK-së.

“Jemi në fazën finale deri ka 15 mars dhe do të bëhet monitorim”, tha ai.

Etiketat