Nënshkruhet deklaratë për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misione ushtarake
Kosova ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar për bashkë-zbarkime të forcave të dy vendeve në misione ushtarake. Kjo u bë në kuadër të zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me Ministrin e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey. Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë […]
Kosova ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar për bashkë-zbarkime të forcave të dy vendeve në misione ushtarake.
Kjo u bë në kuadër të zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me Ministrin e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake. Gjithashtu, gjatë takimit Mehaj ka shtuar se ka ritheksuar qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë, si dhe gatishmërinë tonë për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas dhe për t’i ofruar mbështetje misioneve të NATO-s.
Njoftimi i plotë i ministrit Mehaj:
Nënshkruhet deklarata e përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Kosovë për bashkë-zbarkime të forcave të dy vendeve në misione ushtarake
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, sot kisha takim me Ministrin e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet tona për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit tonë të bashkëpunimit për vitet në vijim.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi nënshkruam deklaratën e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake.
Gjithashtu, gjatë takimit ritheksova qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë, si dhe gatishmërinë tonë për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas dhe për t’i ofruar mbështetje misioneve të NATO-s.
Deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona.