Në spitalet e Kosovës po trajtohen 789 pacientë me COVID-19

07.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë tri ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars të këtij viti. Mirëpo, përkundër kësaj, numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vazhdon ende të jetë i lartë, një gjë e tillë po […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 789 pacientë me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë tri ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars të këtij viti.

Mirëpo, përkundër kësaj, numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vazhdon ende të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportin e punës me datë 06 prill, 2021, nëpër spitalet e vendit janë duke u trajtuar 953 pacientë, prej tyre 789 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 68 pacientë janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 755 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Ndërsa, nga raporti i SHSKUK-së është bërë e ditur se nga spitalet rajonale, ai i Gjilanit është më i ngakuari, ku aktualisht janë të shtrirë 121 pacientë, ndërsa në atë të Prizrenit po trajtohen 110 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit të punës për datën 6 prill 2021, janë duke u trajtuar 953 pacientë.

789 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 68 pacientë janë të dyshuar në pritje të rezultateve, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 755 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 387 pacientë:

330 të konfirmuar me Sars Cov-2, 15 në gjendje të rënduar, 336 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 89 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 69 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 566 pacientë:

460- të konfirmuar pozitivë, 20- në gjendje të rënduar shëndetësore, 419- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 110 pacientë

Spitali i Gjakovës, 105 pacientë

Spitali i Pejës, 93 pacientë

Spitali i Gjilanit, 121 pacientë

Spitali i Ferizajt, 69 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 26 pacientë