Në spitalet e Kosovës po trajtohen 662 të infektuar me COVID-19, 66 në Prizren

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 662 të infektuar me COVID-19, 66 në Prizren
Herolind Bytyçi

18.04.2021 / Lajme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë dhe në spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 762 pacientë me COVID-19, prej tyre 662 të konfirmuar me këtë virus, kurse 43 janë në gjendje të rëndë.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) nga 762 pacientë që po trajtohen, 662 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësor si dhe 590 të tjerë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

QKUK ka të shtrirë 319 pacientë, kurse spitalet e përgjithshme kanë 443 persona që trajtohen për COVID-19.

Rporti për Klinikat e QKUK-së dhe për spitalet e përgjithshme:

Në QKUK janë të shtrirë 319 pacientë:
270 të konfirmuar me Sars Cov-2
23 në gjendje të rënduar
256 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 64 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 71 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 23 pacientë + 5 në intensiven e Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 443 pacientë:
392 të konfirmuar pozitivë
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 66 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 101 pacientë
Spitali i Gjilanit, 80 pacientë
Spitali i Ferizajt, 63 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë

RAPORTO