Në muajin prill 4.8% më shumë fluturime se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

22.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për muajin Prill 2023. Transporti Ajror, numri i fluturimeve dhe udhëtareve Prill 2023, krahasuar me Prill 2022.  Në muajin Prill 2023 numri i fluturimeve të realizuara ishte  976 apo  4.8% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa numri […]

Në muajin prill 4.8% më shumë fluturime se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për muajin Prill 2023.

Transporti Ajror, numri i fluturimeve dhe udhëtareve Prill 2023, krahasuar me Prill 2022. 

Në muajin Prill 2023 numri i fluturimeve të realizuara ishte  976 apo  4.8% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa numri i udhëtareve në total ishte  295,287 apo  13.1% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. 

Transporti Hekurudhor, në muajin Prill 2023 numri i udhëtarëve ishte  6,238 apo  5.2% më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. 

Telefonia Fikse, në muajin Prill 2023 numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte  67,085 apo  6.2 % më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte  2,904.585 apo  9,9 % më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. 

Telefonia Mobile, në muajin Prill 2023 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte  1,453.788 apo  0.5% më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve  me kontratë (Postpaid) ishte  278,351 apo  4.4% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.