Ndryshon procedura për marrjen e policës kufitare për bashkatdhetarët, Murati tregon hapat
- 29.06.2022
- 0 komente
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Por, për dallim nga dy vitet paraprake, Murati tha se polica mund të blihet online, ndërsa pas blerjes, qytetarët që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për rimbursim të pagesës në formularin online të ministrisë së Financave.
“Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë”.
“Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik”, ka shkruar Murati.
Postimi i plotë i ministrit Murati:
Edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.
Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.
Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.
Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.
Hapi 1: Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë:https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL
Hapi 2:Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular: https://masa4-5.rks-gov.net
Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë.
Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.
PS. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit.
Leave a Reply