Ndalimi i qytetarëve të Kosovës, Serbia arsyetohet se po kryhen kontrolle për të rritur sigurinë e qytetarëve
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka deklaruar se dje janë ndaluar katër policë të Kosovës, njëri prej të cilëve është arrestuar.
“Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar, njëri është arrestuar – zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës”, ka thënë MPB-ja e Serbisë.
Ata janë ndaluar gjatë kontrollit në vendkalime, për shkak të kontrolleve të sigurisë, ka shtuar MPB-ja.
Pas arrestimit të katër anëtarëve, zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq, është arrestuar për të vërtetuar faktet dhe kontrollet e nevojshme lidhur me sigurinë e Republikës së Serbisë, kanë thanë nga MPB e Serbisë
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më herët hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve dhe institucioneve të Kosovës për ndalimin e autobusëve me targa të Kosovës në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, duke theksuar se policia nuk ka ndaluar asnjë nga qytetarët dhe as nuk i ka penguar ata të hyjnë apo kalojnë përmes.
Ministria sqaron se është duke u bërë kontroll i shtuar i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe se po kryhen kontrolle të sigurisë për të rritur sigurinë e qytetarëve, gjë që sipas tyre mund të shkaktojë qëndrim më të gjatë në pikën kufitare.