Naim Qelaj merr detyrën si Avokat i Popullit

29.09.2020

Është bërë dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari derisa e ka uruar Qelajn për detyrën e re në krye të institucionit të Avokatit të Popullit tha se për këto vite sa ka shërbyer si Avokat […]

Naim Qelaj merr detyrën si Avokat i Popullit Foto: Ilustrim

Është bërë dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari derisa e ka uruar Qelajn për detyrën e re në krye të institucionit të Avokatit të Popullit tha se për këto vite sa ka shërbyer si Avokat i Popullit kanë arritur që këtë institucion ta rendisin si institucionin më të besueshëm jo vetëm në vend por edhe rajon.

Kurse, Avokati i sapo zgjedhur i Popullit, Naim Qelaj tha se do vazhdojë punën dhe projektet që kanë nisur në këtë institucion. Ai tha se prioritet i tij do jetë trajtimi i sfidave që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës, nga 93 deputetë sa votuan gjithsej, Qelaj mori besimin e 69 prej tyre, duke u zgjedhur kështu Avokat i Popullit.