Naim Qelaj kërkon që për vitin 2021 të mos zvogëlohet buxheti i Institucionit të Avokatit të Popullit

18.11.2020

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar raportin vjetor financiar të  Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka prezantuar raportin me financiar për vitin 2019. Ai ka thënë se realizimi total i buxhetit është 92.5% ndërsa buxheti përfundimtar për paga dhe mëditje është 923 mijë euro. “Mandatin e vet kryesisht e realizon si mision […]

Naim Qelaj kërkon që për vitin 2021 të mos zvogëlohet buxheti i Institucionit të Avokatit të Popullit Foto: Ilustrim

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar raportin vjetor financiar të  Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka prezantuar raportin me financiar për vitin 2019. Ai ka thënë se realizimi total i buxhetit është 92.5% ndërsa buxheti përfundimtar për paga dhe mëditje është 923 mijë euro.

“Mandatin e vet kryesisht e realizon si mision të vetëm ku ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave njerëzore. Numri i personave në ankesat qe janë paraqitur janë 9468 personave, numri i rasteve për hetime 943, numri i përgjithshëm i rasteve të mbyllura për vitin 2019 janë 849”.

“Sipas procedurave kemi bërë deklarimin e kursimeve prej 142 mijë euro. Realizimi total i buxhetit është 92,5%. Sipas procedurave ligjore institucion ka bërë deklarimin për paga dhe mëditje prej 50 mijë euro, ndërsa buxheti përfundimtar për paga dhe mëditje është mbi 923 mijë euro. Për institucion ka qenë shumë e ndarë prej 323 mijë euro”, raporton EkonomiaOnline, përcjellë SuharekaOnline.

Ai ka paraqitur një shqetësim për buxhetin e vitit 2021, ku ka kërkuar që të aprovohet dhe të mosshkurtohet me qëllim që ta realizon me sukses mandatin.Tutje ka thënë se për vitin e ardhshëm nuk parashikohet rritje të pagave brenda institucionit, por vetëm shtim të stafit.

“Ndryshimet ligjore mandatit të Avokatit të Popullit ju kanë shtuar shumë obligime, me qëllim të realizimit me sukses të mandatit kërkojmë që kërkesa buxhetore të aprovohet dhe të mos shkurtohet siç ka ndodh. Për të ardhmen nuk është planifikuar rritje e pagave brenda institucionit por është paraparë shtim i stafit”.