Nagavci del me një videoparaqitje, u drejtohet mësimdhënësve për licensim
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka lansuar një videoparaqitje me anë të së cilës fton mësimdhënësit për aplikimin online për licensim.
Sipas ministres ky aplikim do të jetë në funksion të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të licensimit.
“Kemi lansuar sot në Platformën ekosova aplikimin online për licencimin e mësimdhënësve. Kjo në funksion të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të licensimit dhe në funksion të digjitalizimit të sistemit të arsimit parauniversitar.
Aplikimi online përveçse lehtëson këtë proces, do të rris efikasitetin dhe do të reflektojë në shumë dimensione pozitive.
Llojet e licencave për të cilat mund të aplikoni janë:
-Aplikimi i parë për licencë të karrierës në mësimdhënie;
-Aplikimi për përtrirje të licencës së karrierës në mësimdhënie;
-Aplikimi i parë për licencë të avancuar në mësimdhënie;
-Aplikimi për përtrirje të licencës së avancuar në mësimdhënie;
-Aplikimi për licencë të përhershme në mësimdhënie” shkruan Nagavci në njoftim.