Mësimdhënësit e Suharekës testojnë njohuritë e fituara në trajnimin për teknologji në arsim

15.12.2024

Në Suharekë u zhvilluan testimet për mësimdhënësit që kishin ndjekur trajnimin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.

Mësimdhënësit e Suharekës testojnë njohuritë e fituara në trajnimin për teknologji në arsim Foto: Ilustrim

Ky trajnim, i organizuar nga SBASHK, ka për qëllim përgatitjen e mësimdhënësve për të integruar teknologjinë dhe platformat digjitale në procesin mësimor.

Testimi u administrua nga zyrtarët përgjegjës, Blendor Shatri dhe Afërdita Mirena, të cilët u siguruan që procesi të zhvillohej në përputhje me standardet ligjore dhe profesionale. Gjithashtu, i pranishëm gjatë testimit ishte kryetari i SKAP-it për komunën e Suharekës, Nazim Gashi.

Procesi u mbështet nga trajnerët Bahrije Elshani, Emin Hoxha dhe Kadri Hyseni, të cilët kanë luajtur një rol kyç gjatë gjithë fazës së trajnimit. Ata kanë udhëhequr grupet e mësimdhënësve duke ofruar udhëzime praktike për aplikimin e teknologjive të reja në mësimdhënie.

SBASHK ka shtrirë këtë program në shumë komuna të tjera të Kosovës, duke përfshirë grupe të shumta të mësimdhënësve anëtarë të Sindikatës. Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve është avancimi profesional i mësimdhënësve dhe përshtatja me kërkesat e reja të arsimit digjital.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More