Murati tregon mënyrat e kontribuimit në Fondin e Sigurisë

30.12.2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar mënyrat se si qytetarët mund të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë nga brenda dhe jashtë vendit. Thesari i Republikës së Kosovës ka hapur një llogari të veçantë bankare për pranimin këtyre fondeve që dedikohen për sigurinë e vendit. “Tani, kontributet në Fondin e Sigurisë që vijnë nga jashtë […]

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar mënyrat se si qytetarët mund të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë nga brenda dhe jashtë vendit.

Thesari i Republikës së Kosovës ka hapur një llogari të veçantë bankare për pranimin këtyre fondeve që dedikohen për sigurinë e vendit.

“Tani, kontributet në Fondin e Sigurisë që vijnë nga jashtë vendit mund t’i pranojmë edhe në llogarinë ndërkombëtare si më poshtë (foto 1), kurse ato që vijnë nga brenda vendit mund të përdorin llogarinë e hapur në BQK (foto 2)” ka njoftuar Murati.