Murati: Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale

14.06.2022

“Projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale kaloi sot në lexim të parë. Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale që ndihmon: Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro. Mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë […]

Murati: Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale Foto: Ilustrim

“Projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale kaloi sot në lexim të parë.

Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale që ndihmon:

Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro.

Mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës”.

Ndryshe, me 68 vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Pagën Minimale.

Projektligji parasheh ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.