Murati, Opozita e ekspozon veten, hipokrizi në seancën për buxhet
Seanca e djeshme parlamentare për miratimin e buxhetit të Kosovës ka zbuluar një hipokriz të thellë në radhët e opozitës, ka shkruar Ministri i Financave, Hekura Murati.
Përmes një shkrimi ministri Murati ka shkruar se gjersa partitë opozitare vazhdojnë të premtojnë se do të fitojnë zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të formojnë qeverinë e re, veprimet e tyre në seancë kanë treguar një histori krejtësisht të ndryshme.
Duke iu referuar një situate të ngjashme në vitin 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje kishte votuar për buxhetin e përgatitur nga qeveria në ikje, një zyrtar i lartë i LVV-së ka deklaruar se “në atë kohë ne ishim të bindur se do të vinim në pushtet dhe për këtë arsye kishim votuar për buxhetin, për të shpejtuar procesin dhe për t’u mundësuar qeverisjes së re të bëjë ndryshimet e nevojshme më lehtë”.
“Tani, nëse opozita aktualisht besonte se do të fitojë zgjedhjet, do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë. Por fakti që ata braktisën seancën tregon qartë se nuk kanë besim në një fitore të tyre”, ka shtuar Murati.