Murati mohon se është zvogëluar numri i të punësuarve

19.06.2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka demantuar mediat të cilat të dielën raportuan se numri i të papunëve në Kosovë është zvogëluar për 30 mijë në vitin 2023. Ministri ka thënë se kjo informatë nuk është e saktë. Sipas tij, në muajin prill të këtij viti janë të deklaruar rreth 7 mijë […]

Murati mohon se është zvogëluar numri i të punësuarve Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka demantuar mediat të cilat të dielën raportuan se numri i të papunëve në Kosovë është zvogëluar për 30 mijë në vitin 2023.

Ministri ka thënë se kjo informatë nuk është e saktë. Sipas tij, në muajin prill të këtij viti janë të deklaruar rreth 7 mijë punëtorë më shumë se sa në tre mujorin e parë të vitit paraprak.

“Autori ka bërë krahasim të vendeve të përgjithshme të punës në TM1 2022, me të punësuarit që kanë punë PRIMARE në prill 2023”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Përndryshe, informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se, për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395,166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022 – nëse duam t’i krahasojmë indikatorët ashtu si duhet”.

Në fund, ai ka thënë se “lajmet e rreme nuk kalojnë”.